
Ai quhet Finnegan dhe është një qen Irlandez, me një detaj i cili e bën të jetë i ndryshëm nga të gjithë qentë e tjerë. Finnegan është qeni me bishtin më të gjatë në botë, i regjistruar në Librin e Rekordeve Guiness.
Gjatësia e bishtit të qenit është plotë 72.29 centimetra. Pronarja e tij, Evangeline Leclair ka thënë se kur qeni mbushi tre vjeç, deri në moshën 3 veç e gjysmë, bishti nisi t’i rritej qa shumë, saqë dhe ajo vetë u detyrua të heqë nga shtëpia çdo gjë që ishte e thyeshme.
“Ai më ka thyer disa gota dhe shishe të mira vere, por këto nuk janë të vetmet”, ka thënë ajo. Qeni, i cili mban një rekord botëror peshon plotë 55 kilogramë. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





