Transmetuar më 22-09-2014, 11:20

Tiranë, 22 shtator 2014, NOA.al – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet një kërkese për të shfuqizuar nenin 7 të ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar.

Sipas Presidentit, ky nen është i papajtueshëm me Kushtetutën. Me anë të kësaj kërkese, Presidenti Nishani kërkon gjithashtu pezullimin e dispozitave të këtij ligji deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Ai i kërkon kësaj trupe që t’i drejtohet Komisionit të Venecias në mënyrë që të japë një opinion të specializuar në lidhje me ligjin në fjalë, referuar objektit të ankimit. /a.s/noa.al

Më poshtë teksti i plotë i kërkesës:

Teksti i plote i kerkeses

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit