
Tiranë, 22 shtator 2014, NOA.al – Ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 86 vjeçare aktorja shqiptare, e shumënjohur për rolin e Donikës tek filmi “Skënderbeu”, Besa Imami.
Imami vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Aktorja e dashur për publikun shqiptar ka lindur më 8 Gusht të vitit 1928 në qytetin e Gjakovës. Në vitin 1937, familja e saj u shpërngul nga qyteti i Gjakovës për tu vendosur në Tiranë.
Roli i saj më i fundit është ai i Gruas myslimane në filmin “Eduart” në vitin 206. Ajo gjithashtu ka interpretuar edhe në operën “Kavaleria Rustikane” të Pietro Maskanjit të vënë në skenë nga Teatri i Operës dhe i Baletit. Në vitin 1961, kur ishte vetëm 33 vjeç, Besa Imami për meritat e saj artistike do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar”.
Vetëm para 7 ditësh, nga një propozim i Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” ajo është nderuar nga Gjakova, vendlindja e saj edhe me titullin “Nderi i skenës shqiptare.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





