
Ministria e Punёve tё Brendshme shprehu sonte mirёnjohjen dhe falënderimet pёr tё gjithё qytetarёt, pёr bashkëpunimin me forcat e policisё dhe strukturat e tjera tё sigurisё.
Ministria e drejtuar nga Saimir Tahiri, thotë se bashkëpunimi i shqiptarëve bëri që ata “të bëhen pjesё e rёndёsishme e angazhimit madhor pёr tё garantuar mbarëvajtjen e plotë të vizitёs historike tё Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut nё Shqipёri”.
“Në sajë tё kontributit tuaj dhe angazhimit maksimal tё rreth 2500 punonjёsve tё Policisё sё Shtetit dhe forcave tё tjera tё sigurisё, ne konfirmuam dhe njё herё vlerat e larta tё mikpritjes, tolerancës, bashkëjetesës, qytetarisë dhe harmonisё”, – thotë ministria e Brendshme. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





