Transmetuar më 21-09-2014, 18:38

Çdo biznes i ri (start up) mund të aplikojë për të fituar një financim deri 300 mijë lekë (rreth 3 mijë USD) nga shteti përmes fondit të krijuar për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja.

Në dispozicion të këtij fondi, Këshilli i Ministrave ka vënë një shumë totale prej 25 milionë lekësh, e cila do të lëvrohet për katër vitet e ardhshme, duke nisur nga 2014-ta deri në 2017-ën.

"Fondi ka për qëllim dhënien e ndihmës financiare në mbështetje të sipërmarrjeve të reja, ndërmarrje mikro dhe të vogla, që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në: sektorët prodhues dhe të shërbimit; sektorin e industrisë së lehtë; sektorin e turizmit; fushën e kërkimit dhe të zhvillimit; procesin e agropërpunimit; fushën e dizenjimit, modelimit, artizanatit", shpjegon vendimi i qeverisë për krijimin e fondit, i publikuar në Fletoren Zyrtare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit