Transmetuar më 21-09-2014, 16:30

Fakti që stresi çon drejt shëndoshjes ishte diçka e njohur, pasi hahet më shumë, dëshirohen ushqime më të yndyrshme dhe që ngopin më shumë.

Megjithatë ndodh që shumë njerëz të shfaqin shtim peshe, pavarësisht se nuk i qëndrojnë shumë afër frigoriferit, duke mos djegur shumë kalori.

Por se pse ndodh kjo, shpjegohet nga një studim amerikan i Ohio State University Wexner Medical Center, ku u zbulua se stresi ndryshon mënyrën se si ushqimi metabolizohet.

Studiuesit mbajtën nën vëshgim 58 femra, të cilat u pyetën për aktivitetin e tyre, gjumin, humorin dhe stresin. U zbulua se ato femra që ishin shprehur se kishin kaluar një ditë më stresuese, kishin djegur 104 kalori më pak se femrat e tjera.

Kjo pasi stresi kishte shkaktuar disa ndryshime në trup, duke provokuar ngadalësim të metabolizmit. Janice Kiecolt-Glaser, autorja kryesore e studimit shprehet se, faji për një shtim në peshë është i kortizolit, i njohur ndryshe si “hormoni i stresit”, ku tek më të stresuarit kortizoli çlirohet në gjak, dhe kjo bën që të prodhohet insulina.

Kësisoj shtimi i insulinës redukton oksidimin e yndyrës dhe shton në akumulimin e kileve të tepërta./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit