Transmetuar më 21-09-2014, 16:05

Kush dëshiron një fytyrë të tonifikuar, energjike dhe të hidratuar, duhet të përdorë një maskë që ka në bazë frutat, të cilat garantojnë një pamje më të freskët dhe më të re.

Një maskë ideale për të pasur një lëkurë të lëmuar ka në bazë fruta, si kajsi, pjeshkë, banane dhe gjithë të tjerat të pasura me sheqer, të cilat luajnë aksion tonifikues, hidratues dhe e bëjnë fytyrën më energjike.

Maska me në bazë frutat është e pranueshme për të gjitha llojet e lëkurave, për shkak të vitaminave dhe elementëve ushqyes, ndaj mund të përdoret gjerësisht.

Për përgatitjen e një maske me fruta, nevojitet tuli i tyre të cilat të përziera me pak miell misri dhe të kaluara në mikser, kthehen në një formë kremoze. Këtë masë aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta. Pas kësaj pastroheni fytyrën duke u larë me ujë të ftohtë të bollshëm./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit