Transmetuar më 21-09-2014, 15:24

Një zjarr i fuqishëm u shënua mëngjesin e sotëm në një grataçelë prej 25 katesh në Rusi. Ngjarja u shënua më qendër të Krasnoyarsk, duke krijuar panik në zonë. Nga pallati shumëkatësh u evakuuan rreth 115 persona, ndërsa 80 forca zjarrfikëse u përfshinë në aksionin për shuarjen e flakëve, nën ndihmën e një helikopteri.

Deri më tani nuk flitet për viktima. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit, shkaqe të cilat nuk dihen ende. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit