Transmetuar më 21-09-2014, 14:56

Një fustan elegant nusërie i krijuar nga Olivia Mears, studente amerikane e arteve të bukura, është aq elegant dhe i kujdesur, sa që shumëkush mund të mos e kuptojë materialin me të cilin është bërë.

Në fakt fustani që shikoni përmes fotografive bashkëngjitur, është i stiluar me letër higjienike. Ky nuk është fustani i parë i bërë me letër higjienike, por është nga më të kuruarit dhe elegantët i realizuar ndonjëherë.

Për krijimin e këtij fustani Olivia ka përdorur 11 rolona letër higjienike si dhe ngjitës, ndërsa e gjithë puna është finalizuar për për 20 orë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit