Transmetuar më 21-09-2014, 14:31

17 vjeçari Rudy Hummel fjeti rrugëve për një vit të tërë në mënyrë që të sensibilizonte lidhur me vështirësitë në të cilat jetojnë personat e pastrehë, për të mbledhur fonde për ta.

“Më lindi kjo ide sepse më pëlqen të vë veten në provë, por tashnë është më shumë se kaq. Ka disa organizata për të cilat po mundohem të mbledh fonde, për të bërë një donacion për të pastrehët”, shpjegon i riu amerikan.

Gjatë verës ai fjeti poshtë pemëve, ndërsa në dimër me dëborë ngriti një strehëz në kopësht. Rudy ka pasur qysh i vogël dëshirën për të fjetur jashtë dhe herën e parë që e bëri një gjë të tillë ishte vetëm katër vjeç./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit