Transmetuar më 21-09-2014, 13:10

Fytyra me yndyrë është një shqetësim i vërtetë për shumë persona. Në këto fytyra shfaqen shpesh puçra dhe fytyra nuk e ka atë freskinë e duhur.
Për të shpëtuar nga vajisja në pjesën e fytyrës mund të përdorni një maskë natyrale që ka në bazë një lugë mjaltë dhe një lugë tul domateje të freskët.
Këta dy përbërës përzjejini bashkë deri sa të krijohet një masë homogjene. Pas kësaj aplikojeni masën në fytyrë dhe mbajeni për 20 minuta. Në përfundim shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe të bollshëm. Një maskë të tillë përsëriteni një herë në javë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





