
Të përkëdhelësh fëmijën qysh në minutat e para të jetës, është një instikt që të gjitha nënat e reja e ndjejnë menjëherë pas lindjes.
Bëhet fjalë për një kontakt me fëmijën, gjë që është shumë e rëndëisshme për të voglin, i cili bëhet më i ndjeshëm ndaj ledhatimeve të nënës.
Bazuar në një studim gjerman të drejtuar nga Merle Fairhurst e Max Planck Institute for Human Cognitive and Brain Sciences në Leipzig, ky veprim ndikon për të ngadalësuar rrahjet e zemrës te fëmija, duke i normalizuar ato.
Studiuesit matën reagimin ndaj stimujve dhe përkëdhelive të nënës te një grup të sapolindurish. U vu re se fëmijët bëheshin direkt më të ndjeshëm ndaj ledhatimeve të nënës dhe zemra e tyre niste të rrihte më normalisht dhe ndikimi ishte pozitiv në shëndetin e foshnjës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





