




Kur marsin e kaluar u diagnostikua nga një formë e rëndë kanceri në mëlçi, nuk arrinte që të pushonte së qari. Lotët në fytyrën e 45 vjeçares Tricia Somers, nga Harrisburg, në Pennsylvania, ishin të shoqëruara nga inati, dëshpërimi dhe shqetësimi.
Nga njëra anë ishte shqetësimi se i kishin mbetur vetëm pak muaj jetë, dhe nga ana tjetër ai për djalin 8 vjeçar Wesley. E kishte rritur e vetme, pa një partner dhe pa prindërit, të cilët i kishin vdekur para disa vitesh. Tricia ishte mësuar me vetminë e saj, por Wesley ishte ai që e mbushte dhe e bënte të ndihej pafundësisht e lumtur. Ajo ishte e shqetësuar pasi askush nga të afërmit nuk mund të kujdesej për të voglin dhe as nuk ishin interesuar për të.
Askush nuk do ti qëndronte pranë për ta ngushëlluar dhe askush nuk do ti fshihte lotët. Kjo për Tracy ishte një vdekje e dytë.
Ajo ishte e shtruar në Pinnacle Health’s Community General campus për t’iu nënshtruar kimioterapisë, kur Tricia Seaman hyri në jetën e saj. Infermierja e saj e cila ishte vërtetë një njeri me zemër të madhe. Nënë e katër fëmijëve, e sjellshme, simpatike dhe që shumë shpejt do të bëhej mike e saj.
“Kur e pashë u preka thellë. Është ajo i thashë vetes. Pas vdekjes sime, mund të kujdesesh për tim bir”, i kishte thënë Somers, infermieres së saj Tracy.
Infermierja u trondit nga pyetja e mikes- paciente, por e mori seriozisht dhe nisi të fliste me të shoqin. Çifti po mundohej të adoptonte një fëmijë tjetër, për të plotësuar familjen e përbërë nga Tracy, bashkëshorti i saj Daniel, tre fëmijë adoleshentë dhe një fëmijë 10 vjeçar.
Ata morën vendimin që të kujdeseshin për vogëlushin pas vdekjes së nënës, ndërsa 45 vjeçares së sëmurë i thanë, “Pse nuk transferoheni tek ne? Nuk mund të jem më infermierja jote, tashmë jemi një fëmilje”.
Tashmë që të ghjithë jetojnë në një shtëpi, ndërsa Wesley po përshtatet me atë që do të jetë familja e tij pas ikjes së nënës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





