




Showgirli italiane Elisabetta Canalis, ka nxjerrë në ankand fustanin e saj të nusërisë, të cilin e veshi më 14 shtator, në martesën e saj me kirurgun amerikan Brian Perri.
Të ardhurat nga shitja e fustanit do të shkojnë për bamirësi në shtëpinë familje të Criaturas në Alghero, e cila që nga viti 2010, kujdeset për fëmijë të huaj dhe italianë.
Ishte vetë Canalis e cila në një postim në Twitter konfirmoi një lajm të tillë, duke shkruar, “Për të falenderuar qytetin e Alghero që është treguar kaq i mrekullueshëm në ditën më të rëndësishëm të jetës sime, kam vendosur të nxjerrë në shitje fustanin e nusërisë për të mbështetur komunitetin e Criaturas në Alghero, i cili pret të miturit”. Bëhet e ditur se ofertat nisin nga e hëna e 22 shtatorit deri në 6 tetor në charitystars.com ./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





