
Çdo vend që pret Papën, vesh rrugët e tij me flamuj, në përpjekje për të lënë një përshtypje të mirë. Me këto fjalë nis reportazhi i Radio Vatikanit, për vizitën e Papa Franceskut në Shqipëri.
Ajo që bën përshtypje në Shqipëri në momentin që hyn në Tiranë, nuk janë flamujt, por bandierat e mëdha me fotografitë e 40 martirëve katolikë shqiptarë. Cështaja e kanonizimit të këtyre shërbëtorëve të Zotit u hap zyrtarisht në nivel dioqeze në vitin 2002 nga Kardinali Kreshencio Sepe, atëherë prefekti i Kongrehacionit për evangjelizimin e njerëzve. 10 vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, kardinali, në inaugurimin e katedrales së re në Tiranë, tërhoqi vëmendjen në sakrificat e shumë martirëve për shkak të besimit të tyre.
“Këtu, bishorë, priftërinj, murgesha dhe shumë njerëz të tjerë, përfshirë dhe ata më të thjeshtët, u masakruan, – tha kardinali Sepe. Dhe kjo nuk ndodhi disa shekuj më parë, por vetëm disa vjet më parë.
Luigj Paliq, një prift franceskan, u vra në vitin 1913; Atë Gjon Gazulli, në 1927-ën. Të tjerët u vranë gjatë viteve të gjata nën diktaturën ateiste komuniste. Kur çështja e tyre u hap në vitin 2002, bishop në ekzil i Tiranës, Zef Simoni, tha: “Ata të gjithë derdhën gjakun e tyre për dashurinë që kishin për Jezusin dhe për fqinjët e tyre, duke i falur vrasësit e tyre me gjithë zemër.”
Pamjet përgjatë bulevardit të martirëve kombëtarë bien në sy, shkëlqejnë sepse ata janë njerëz realë. Nuk janë portrete të shenjta, apo fotografi shenjtërish, të cilët vështirë se duken realë. Ato janë fotografi të priftërinjve, fetarëve, burra dhe gra që pësuan tortura të tmerrshme dhe janë jetën e tyre për besimin që kishin tek Krishti dhe Kisha e tij.
Martirizimi i tyre zë një vend në histori ashtu si dhe persekutimet më të rënda në perandorinë pagane romake. Dhjetëra mija katolikë vuajtën për shkak të besimit të tyre në Shqipëri, sidomos gjatë viteve të komunizmit.
Dyzet martirët fotografitë e të cilëve rreshtohen në bulevard duke të drejtuar për në sheshin Nënë Tereza, ku Papa Francesku do të celebrojë Meshën e Shenjtë të dielën, përfaqësojnë ata që ruajtën në heshtje besimin e tyre tek kisha. Ashtu si e ka thënë dhe Kardinali Sepe: Kisha në Shqipëri merr vendin që i takon në librin e artë të martirëve të shekullit të 20-të.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





