Transmetuar më 20-09-2014, 15:14

Bruksel/Belgjikë, 20 shtator 2014, NOA.al – Ditën e sotme është ekstraduar nga Belgjika 35 vjeçari shqiptar i cili trafikonte makina nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Brukseli, Belgjikë, drejt vendit tonë, i Luan Sula, 35 vjeç, nga Kruja.

Mësohet se i sipërpërmenduri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar  me 5 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të mjeteve motorike”.

Sula ka trafikuar nga Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë, përmes Portit të Durrësit më datë 25 gusht të vitit 2006 automjetin  e tipit “BMW 330 CL”, me targe KG51AË, i cili është sekuestruar në Tiranë më datë 7 qershor të vitit 2007. Ky automjet ka rezultuar i raportuar, i vjedhur më datë 19 qershor të vitit 2006, në Londër, Mbretëri e Bashkuar.

Policia bën me dije se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza“, në Rinas, 35 vjeçari Sula i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit