
Tiranë, 20 shtator 2014, NOA.al – Kryeministri Edi Rama ka akuzuar qeverinë e mëparshme se ka lënë pa legalizuar mjaft shtëpi dhe se ka dhënë leje për lokale kudo që ligji e ndalon. Mesazhi i Ramës vjen nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook e Twitter.
“Lanë pa legalizuar qindra-mijëra shtëpi familjesh të varfra, legalizuan lokale me korrupsion kudo ku ligji e ndalon!”, ka shkruar Kryeministri Rama në profilet e tij zyrtare në këto rrjete sociale.
Ky postim i kreut të qeverisë është shoqëruar me një fotot të lokaleve që po prishen përgjatë vijës së liqenit të Ohrit në Pogradec./a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





