
Tiranë, 20 shtator 2014, NOA.al -Një çift bashkëshortësh është arrestuar të akuzuar për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim.
Mësohet se në pranga kanë rënë Niko Smaqi, 43 vjeç, banues në Tiranë dhe i dënuar më parë për vjedhje me dhunë si dhe bashkëshortja e tij, Elinela Llesh Smaqi, 37 vjeç, banuese në Tiranë, me masë sigurie “arrest me burg”.
43 vjeçari Smaqi aktualisht vuan dënimin, masë sigurie “Arrest me burg “ sipas vendimit të dt 19.09.2013 te Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,
Blutë e kryeqytetit konfirmojnë se nga hetimi, ka rezultuar që të sipërpërmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen të jenë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 4 qershor të këtij viti për shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, kryer në bashkëpunim, ndaj B.Sh., duke i marrë këtij shtetasi për një periudhë 6 mujore afro 7 milion lekë.
Materialet proceduriale në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të " Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim"./a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Detajet, si çifti nga Tirana i përlau 87 milionë lekë një burri duke e joshur seksualisht
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





