
Orët e fundit, kjo fotografi ka tmerruar përdoruesit në rrjetet sociale të cilët janë ndarë në dy grupe. Disa mendojnë se është thjeshtë një shaka e djaloshit, ndërsa të tjerë mendonin se bëhej fjalë për një foto që i riu kishte realizuar me të dashurën e tij të vdekur në makinë.
Në fakt, fotografia, një selfie e shkrepur nga djaloshi, ka në sfond trupin e një femre, e cila të vë në mendime nëse është duke fjetur apo është e vdekur. “I riu vjedh kufomën e të dashurës nga morgu”, ka qenë diçitura e shumë personave që e kanë shpërndarë këtë foto.
Ai vetë ka sqaruar gjithë situatën më pas, duke vënë në pah se vetë djaloshi është një asistent produksioni filmash në Kaliforni. “Ajo pranë meje në makinë nuk është gjë tjetër veç se një manekin”, thotë i riu, i cili ia ka dërguar foton fillimisht një shoku, i cili e ka vendosur online me mbishkrimin “përfundimisht është i çmendur”. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





