
Na ndodh shpesh që në mëngjes goja jonë të mbajë erë të pakëndshme. Është një fenomen që i përfshin të gjithë për shkaqe dhe arsye nga më të ndryshmet. Ekspertët këshillojnë disa metoda natyrale për thënë “stop” aromës së pakëndshme.
Ja disa këshilla të thjeshta dhe natyrale por që janë shumë funksionale:
Mente: Përtypni ngadalë gjethet e mentes. Gjethet e saj mund t’i shtoni edhe nëpër sallata. Përsëriteni këtë veprim disa herë në ditë.
Uthulla e mollës: Thartira e uthullës i neutralizon erërat e pakëndshme në zgavrën e gojës. Para çdo ushqimi pini një lugë uthull molle, mund të shtoni edhe pak ujë.
Sherbela: Mund të përtypni gjethe të thata apo ta shpërlani gojën me çaj nga sherbela. Kjo bimë përmban vajra eterik me veprim antibakterial që i shkatërron burimet e erës së keqe të gojës.
Uji: Stomatologët shpjegojnë, zgjidhja me e lehtë kundër erës së keqe është uji, i pastron bakteret në gojë. Nëse goja është e njomë, mundësia për erë të keqe është shumë e vogël. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





