Transmetuar më 20-09-2014, 02:38

Mbërrin në Tiranë makina me të cilën do të lëvizë Papa Françesku gjatë vizitës së tij në kryeqytet të dielën më 21 shtator. Makina ka mbërritur në portin e Durrësit sot rreth orës 8.00 të mëngjesit.

Automjeti tip “Benz G Class” ngjyrë e bardhë me targa “SCV1” (Status Civitatis Vaticanae) nuk  është i blinduar, por i zbuluar dhe u transportua me tragetin e linjës Bari-Durrës. Makina fillimisht  është vendosur në mjediset e brendshme të zyrave të presidencës në bulevard.

Ndërkohë Bashkia Tiranë ka njoftuar se ka vënë në dispozicion të njerëzve në nevojë dhe në pamundësi për të lëvizur, 5 autobusë, me të cilët do të kenë mundësi të jenë të pranishëm në kohë për meshën që do të mbahet në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” nga Ati i Shenjtë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit