Transmetuar më 20-09-2014, 08:23

Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Tiranës, i janë futur me detaje hetimeve në Bankën e Shqipërisë.

Kjo është hera e parë që në BSH kryhet një hetim kaq i imët dhe duket se organi hetimor ka liri të plotë veprimi, pasi është duke u futur në detaje nga më të ndryshmet.

Kështu orët e fundit nga prokuroria është shpërndarë informacioni jozyrtar se vitin e kaluar, BSH ka firmosur blerje me tender të kartolinave të urimit për vitin e Ri 2014 në vlerën rreth 120 mijë USD.

Bëhet fjalë për blerje të 7700 kartolinave dhe zarfeve, por edhe disa materiale të tjera për dhurata festive si kalendarë, etj.

Prokuroria dyshon se kemi të bëjmë me abuzime financiare të drejtuesve të institucionit më të rëndësishëm financiar në vend.

Shuma e paguar për këtë blerje, futet në kategoritë e pagesave “të vogla”. Megjithatë ajo konsiderohet si tejet e lartë dhe hetuesit kanë dyshime të forta se janë kryer abuzime.

Kjo pasi, materiale të tilla, sipas përllogaritjes së bërë nga ekspertët e fushës, kushtojnë më lirë dhe çmimi i blerjes së tyre dyshohet se është “fryrë”.

Skandali i BSH, 3 dosje të reja për qiratë dhe hotel “Dajtin”

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit