
Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 20 shtator 2014 që NOA.al sjell për ju. Mundohuni të shmangni bisedat boshe dhe të padobishme gjatë orëve të para të ditës. Bëni kujdes me ato që do të thoni pasi mund të nxirrni sekretet e dikujt, i cili jua ka besuar. Mund të keni disa vështirësi gjatë kohës që do të studioni apo do të përmbyllni një biznes, për shkak të mungesës së informacionit.
Dashi
Do të jeni tepër të suksesshëm dhe të mbushur me energji pozitive. Do të kaloni sipër çdo pengese që mund të jetë bërë shkak i mosrealizimit të disa veprimeve. Do të jeni të fokusuar vetëm në një drejtim për mirëqenien tuaj dhe të familjes, por do të lini pas dore ndjenjat që keni kundrejt disa personave. Tregohuni të kujdesshëm.
Demi
Nëse jeni përfshirë në një projekt, mos humbisni kohë më shumë por nisni të punoni siç duhet. Gjatë kohës që ju do të ndiheni shumë entuziastë, do të keni mundësinë të kryeni gjëra të mëdha. Do të ndryshoni jetën tuaj dhe do të keni mundësi të përmirësoni jetesën e disa personave pranë jush.
Binjakët
Sot do të zgjidhni të rrezikoni. Do të përzieni disa projekte me njëri-tjetrin dhe kjo do të jetë tepër e rrezikshme si për ju edhe për pjesëtarët në këto projekte. Mos bëni gjithçka për të arritur majat, pasi do të rrëzoheni keq.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite, edhe pse mund të ndiheni të dëshpëruar dhe pa shpresë, do të mund të arrini suksesin. Do të veproni me intensitet të lartë dhe do të kërkoni pavarësinë tuajj, pa lejuar që askush të ndërhyjë në veprimet që ju do të bëni. Do të largoni frikën dhe do të fitoni reputacionin tuaj.
Luani
Do të jeni tejet energjikë dhe do ta keni mendjen tek fitoret. Do të planifikoni suksese të mëdha për të ardhmen, por duhet të tregoheni shuam të kujdesshëm me detajet e së shkuarës. Do të jeni të frymëzuar dhe do të doni të bëni shumë gjëra brenda pak kohe, por tregohuni më të duruar, nëse nuk doni të shkatërroni gjithçka.
Virgjëresha
Do të jeni tërësisht të lirë dhe do të keni shpirt aventurier sot. Edhe pse ditët po kalojnë, ju ndiheni të ri në shpirt. Do të jeni të rrethuar nga personat e zemrës dhe gjithçka do të shkojë më së miri për ju. Surpriza ju presin në këtë 20 shtator, i cili nuk ka për të qenë një ditë si gjithë të tjerat. Shijoni çdo moment pasi do të jetë i mbushur me shumë dashuri.
Peshorja
Fjalët tuaja nuk do të kenë peshë dhe nuk do të jenë aspak të besuara në rast se ju nuk do të dini ti bazoni ato në vepra. Nëse do të keni të bëni me persona që janë jo vetëm mjeshtra të fjalës por edhe të veprimit, bëni mirë të hyni direkt në aksion. Fatmirësisht, situatat nga të cilat ju do të rrethoheni do të jenë të mbushura me shpresë.
Akrepi
Duhet të veproni në mënyrë të shpejtë pasi do të jeni në disa rrethana të cilat do të kenë nevojë për aksion. Nëse do të veproni siç jeni mësuar, duke marrë kohë në dispozicion përpara se të veproni, do të jetë një gabim shumë i madh. Do t’ju duhet t’i nënshtroheni rregullave të partnerëve tuaj nëse doni të ecni përpara.
Shigjetari
Emocionet tuaja do të sjellin si nevojë domosdoshmërinë për të vepruar. Do të ndiheni mrekullisht mirë nën disa rrethana. Do të zbatoni me përpikmëri disa rregulla dhe do të tregoni se jeni të përgjegjshëm dhe të aftë për të përballuar çdo detyrë që ju jepet. Mos rrezikoni shumë pasi gjërat do të komplikohen për ju.
Bricjapi
Duhet të merrni kohën e nevojshme për tu menduar përpara se të ndërmerrni iniciativa sot. Situatat do të jenë të ndërlikuara. Bëni vetëm atë që duhet të bëni, asgjë më shumë. Mund të përjetoni emocione të forta të mbushura me stres. Mundohuni të shmangni përgjegjësitë e mëdha mbi veprimet e të tjerëve.
Ujori
Do të jeni të etur për më shumë dije dhe informacione të përgjithshme. Kjo do të jetë mëse e vërtetë në veçanti për meshkujt e kësaj shenje. Do të bëni gjithçka që është e mundur për të provuar fuqinë tuaj, vendosmërinë dhe disa virtyte. Gara do të jetë një arsye e fortë për të nxitur suksesin.
Peshqit
Është një ditë shumë e mirë për novacione, nëse keni në mendjen tuaj ide dhe programe argëtuese. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në çështjet e biznesit dhe transaksionet financiare. Mos shpenzoni pa masë dhe mos ndërmerrni iniciativa eksperimentale. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





