
Quhet Mohammed Khurshid Hussain dhe është 23 vjeç. Ai ha kyri plotë dy herë në librin e Rekodreve Guiness, falë aftësive të tij në të shkruar.
Rekordi i parë i tij është ai i shkrimit më të shpejte të alfabetit anglez në tastierë për vetëm 3.43 sekonda, që është thuajse sa gjysma e kohës që mund ta shkruajë një përdorues i mirë i tastierës.
Nëse ky rezultat nuk ju bën përshtypje, po ju themi se Mohammed është i aftë të shkruajë një fjali me 103 karaktere për 47.44 sekonda, por jo me dorë. Me hundë.
23 vjeçari nuk është i pari që ka arritur të thyej këtë rekord. Para tij, dikush tjetër kishte mundur të shkruajë një fjali, për të qenë më të saktë, këtë fjali “Guinness World Records have challenged me to type this sentence using my nose in the fastest time” në 30 sekonda më shumë se Mohammed.
Në gara të tilla, çdo milisekondë është shumë e rëndësishme dhe këtë e di mirë Mohammed, të cilit i është dashur të mbyllë njërin sy gjatë momentit që ka qenë duke shkruar në tastierë. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





