
Flini në krahun e majtë. Kjo lejon qarkullim më të mirë të gjakut tek fetusi, uterusi dhe veshkat. Gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut në kthim për te zemra.
Provoni të përdorni jastëk trupi për të ndihmuar të flesh më mirë.
Shmangni pijet- soda (si coca cola) dhe ato te gazuara pasi mund t’ju shkaktojnë ngërçet e këmbëve.
Nëse vëreni të enjtura të shumta dhe filloni të gërhisni thirrni mjekun tuaj.
Nëse nuk mund të flini ngrihuni dhe bëni diçka tjetër. Lexoni, shikoni TV apo dëgjoni muzikë, pastroni apo bëni diçka që të lodheni aq sa të dëshironi të ktheheni në shtrat.
Nëse keni ngërçe këmbësh, shtrini këmbët dhe ngini shputat përpjetë. Kjo ju ndihmon të largosh ngërçin. Bëjeni këtë disa herë para se të shkoni në shtrat si rutinë shtrirje për të shmangur ngërçet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





