
Tiranë, 19 shtator 2014, NOA.al – Ministria e Shëndetësisë ka publikuar qendrat të cilat do të jenë të gatshme për të dhënë asistencë mjekësore ndaj pelegrinëve dhe gjithë të pranishmëve në ceremoninë që do të zhvillohet në Tiranë me ardhjen e Papa Françeskut.
Mësohet se në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Sheshin “Nënë Tereza”, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa në mënyrë që qytetarët të asistohen nga:
– Çadra me staf mjekësor të specializuar
– 15 ambulanca
– helikopter mjekësor
– dy qendra mjekësore të ndihmës së shpejtë do të ngrihen në Pallatin e Kongreseve dhe
– vullnetarë në pikat e ujit përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të aktivitetit;
– vullnetarë me çanta uji përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”;
Bëhet me dije se në këtë Bulevard dhe përreth tij do të vendosen 60 tualete të lëvizshme, me akses edhe për njerëzit me aftësi të kufizuara. Vullnetarët, e vendosur përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të mund t’i identifikoni nga shenjat dalluese (bluza dhe baxha) në këtë zonë.
Ardhja, takimet dhe Mesha e shenjtë që do të mbajë Papa Françesku do të transmetohen LIVE në ekrane të vendosur përgjatë gjithë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza” dhe Pallatit të Kongreseve.
Pallati i Kongreseve do të transformohet në një qendër mediatike ku agjencitë ndërkombëtare të medias të akredituara për këtë vizitë do të transmetojnë LIVE vizitën e Papa Françeskut. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





