
Tiranë, 19 shtator 2014, NOA.al – Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka konsideruar si një mbështetje të madhe për demokracinë dhe vlerat e saj, qëndrimin e Ambasadorit të SHBA në OSBE, Daniel B. Baer, në lidhje me situatën e Parlamentit.
“Përshëndes fuqishëm deklaratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Përhershëm të OSBE në Vjenë përmes ambasadorit Daniel Baer. Partia Demokratike angazhohet të vijojë kontributin e saj për këto vlera të përbashkëta”, thotë Basha në një shkrim të tijin në rrjetin social Facebook.
Ai uroi që këto qëndrime të drejta të mos bien në veshë të shurdhër, por të dëgjohen dhe të kuptohen qartë nga ata që, sipas Bashës “kanë prishur konsensusin dhe kanë instaluar konfliktin politik, që nëpërkëmbin dhe nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që frymëzojnë dhunën fizike në parlament në vend të dialogut dhe debatit demokratik”. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





