Transmetuar më 19-09-2014, 16:33

Vjenë/Austri, 19 shtator 2014, NOA.al – Ambasadori i SHBA në OSBE, Daniel B. Baer është shprehur se dhuna fizike dhe kërcënimet nuk kanë vend në Parlament.

Sipas tij, zgjedhjet e suksesshme parlamentare në Shqipëri në qershor 2012 ishin një shembull i tranzicionit demokratik dhe transparent të pushtetit dhe një meritë e besimit të zgjedhësve shqiptarë, por “ajo që ka ndodhur më pas është më pak se e pëlqyeshme për shumëkënd në Shqipëri” është shprehur ambasadori amerikan Baer pasi ka vlerësuar raportin e ambasadorit të përfaqësuesit të OSBE në Shqipëri, Florian Raunig.

“Ashtu siç e keni identifikuar edhe në raportin tuaj, lufta politike, mungesa e besimit mes blloqeve politike dhe mungesa e vullnetit për konsensus dhe fokusim tek progresi e kanë pamundësuar Shqipërinë të zbatojë reforma të qëndrueshme”, shprehet më tej Baer.

Ai ka pranuar vlerësimin se mbështetja e fortë për sundimin e ligjit si dhe për dialog të ripërtërirë e të konsoliduar mes qeverisë dhe opozitës mbeten çështje thelbësore.

“Ne theksojmë se në këtë drejtim, një element kyç është pranimi pa kushte nga të gjitha palët i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe zbatimi i menjëhershëm i këtyre vendimeve. Ne ju bëjmë thirrje drejtuesve të partive të mbështesin Kodin e Etikës dhe të riafirmojnë se nuk do ta tolerojnë këtë sjellje”, ka thënë në përfundim Baer. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit