Transmetuar më 19-09-2014, 14:39

Tiranë, 19 shtator 2014, NOA.al- Policia e Shtetit ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, e cila kishte kaluar të gjitha procedurat ligjore të hetimit dhe gjykimit të autorëve të përfshirë në trafikimin e saj.

Heroinë, kokainë dhe kanabis sativa janë asgjësuar nga specialistët e sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Fillimisht në mjediset e Institutit të Policisë Shkencore është mbledhur Komisioni përkatës për asgjësimin e provave materiale të lëndëve narkotike. Komisioni nën drejtimin e Prokurorit mori në dorëzim provat materiale të lëndëve narkotike, për të bërë ekzekutimin e vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Sasitë e provave materiale që u asgjesuan janë 36 kilogramë e 646 gramë heroinë; 1290 gramë kokainë; 4366 kilogramë kanabis sativa; 112 kilogramë e 957 gramë përzierës (paracetamol + kafeinë) dhe 28 kilogramë e 577 gramë paracetamol./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit