Transmetuar më 19-09-2014, 14:10







Një i ri kinez nxorri të fejuarën me qera për të blerë iPhone. Publikoi edhe listën e çmimeve, rreth një euro ora, gjashtë euro dita dhe 63 euro në muaj.
Janë këto tarifat që një i ri nga Shanghai vendosi për qeranë e së fejuarës së tij, në mënyrë që të mblidhte disa para për të blerë modelin e ri të Apple, iPhone 6.
Xiao Ai, e fejuara e tij, kishte edhe një profil të plotë, ku jepeshin të dhënat për gjatësinë, peshën dhe një fotografi për të treguar hiret e saj.
Mes shërbimeve të përfshira në çmim, sqarohej se ofrohej mundësia për të ngrënë apo studiuar bashkë me Xiao, por jo për të shkuar më tej se kaq./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





