






Lindi pa gjak në vena, por mrekullisht arriti të mbijetojë. Maisy Vignes, e cila aktualisht është gjashtë vjeç dhe ndjek klasën e parë, ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë për shkak të kushteve në të cilat u gjend qysh në lindje.
Vajza angleze lindi pa gjak, pasi në barkun e nënës për shkak të një keqformimi, gjaku nuk arrinte deri te fetusi. Vajza lindi gjashtë javë para kohe, pikërisht për shkak të gjendjes së saj.
“Mjekët mbetën të shokuar kur kuptuan gjendjen në të cilën ndodhej Maisy. Kishin hasur raste kur niveli i hemoglobinës kishte zbritur, por ai i time bije ishte baraz me zero. Mjekët na paralajmëruan se vajza mund të mos ia dilte, por edhe në rast se do të mbijetonte do të kishte pasoja të rënda në nivelin cerebral”, thotë nëna e saj Emma.
Sapo erdhi në jetë e vogla u fu në terapi intensive dhe iu nënshtrua transfuzioneve të shumta të gjakut. Prindërit e saj ishin të gatshëm për gjithçka, por fatmirësisht e vogla nuk pati më probleme dhe tashmë është një fëmijë normal që frekuenton shkollën./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





