Transmetuar më 19-09-2014, 12:20

Është italishtja gjuha me theksin më seksi në botë. Kjo sipas një sondazhi të kryer nga CNN, nëpërmjet rrjetit social Facebook duke renditur në vendin e parë gjuhën italiane.

Në vendin e dytë sondazhi rendit theksin e gjuhës franceze dhe më tej të asaj spanjolle.

Krahasuar me gjithë gjuhët e botës, sipas këtij sondazhi gjuha italiane cilësohet “Një lojë vokale, që reflekton romanticizëm dhe duket si një qeveri në kohën e Çezarit”.

Ndërkohë tingulli i saj përshkruhet si një “saksofon Ferrari”. Në vendin e dytë gjuha franceze cilësohet si më erotikja, ndërsa ajo spanjolle si më sensuale dhe më pasionantja./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit