Transmetuar më 19-09-2014, 11:19

Gjirokastër, 19 shtator 2014, NOA.al- Efektivët e policisë së Gjirokastrës të mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë zbuluar dhe sekuestruar pranë një stani katër armë dhe dy automjete.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një stan në grykën e Sopotit mbi fshatin Lazarat një person nga Lazarati kishte fshehur armë zjarri, gjatë mbrëmjes së djeshme u ndërmorr operacioni i policisë.

Uniformat blu në vendin e quajtur “Arrët e Xhafere”, në një stan, kanë sekuestruar katër armë zjarri kallashnikov, dy automjete dhe një aparat celulari.

Bëhet e ditur se poseduesi i armëve dhe i automjetit me targa të huaja tip Toyota, duke përfituar nga terreni ka mundur të largohet, por është indentifikuar në bazë të provave të sekuestruara në vendngjarje.

Për rrjedhojë u shpall në kërkim Asqeri Basha nga Lazarati, ndërsa vijon puna për kapjen e tij./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit