Transmetuar më 19-09-2014, 10:45

Tiranë, 19 shtator 2014, NOA.al- Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, do të vërë në dispozicion të qytetarëve pesë autobusë për transportin e tyre.

Në njoftimin e Bashkisë së Tiranës thuhet se janë vënë në dispozicion 5 autobusë. Autobusët do të mundësojnë transportin falas të personave në pamundësi ekonomike apo të sëmurëve, drejt sheshit “Nënë Tereza”, ku do të mbahet mesha e shenjtë, të dielën e 21 shtatorit.

“Për qytetin tonë është një ngjarje e shënuar dhe një privilegj i veçantë të mikpresë në këtë vizitë historike, Papa Françeskun. Bashkia e Tiranës ka dhënë të gjithë kontributin e saj dhe do të vazhdojë të jetë e angazhuar të kryejë rolin e saj në mbarëvajtjen e kësaj vizite dhe në mundësimin e përcjelljes së meshës së shenjtë nga sa më shumë qytetarë”, thuhet në qëndrimin e Bashkisë së Tiranës.

Më tej shtohet se vizita e Papa Françeskut është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, është një bekim për çdo shqiptar./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit