Transmetuar më 19-09-2014, 09:07

Kufomat e dy fëmijëve të sapolindur u gjetën në brendësi të një valixheje, e cila ishte depozituar pranë bagazheve në stacionin qendror të Hamburgut në Gjermani.

Ky lajm u bë i ditur nga zëdhënësi i Prokurorisë, Ralf-Peter Anders. Nga ana e hetuesve po hetohet mbi një femër, e cila dyshohet se është nëna e foshnjave, e dyshuar për vrasjen dhe braktisjen e fëmijëve.

Dy kufomat ishin futur në qese plastike dhe më tej ishin vendosur brenda valixhes./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit