Transmetuar më 18-09-2014, 18:47

Tiranë, 18 shtator 2014, NOA.al – Gjykata e Apelit ka zbardhur të plotë vendimin e marrë ndaj ish Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Mësohet se Ardian Fullanit i është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, pasi , sipas Gjykatës së Apelit, ish Guvernatori i Bankës së Shtetit nuk paraqet asnjë rrezikshmëri shoqërore dhe se ai nuk i është shmangur hetimit.

Mësohet se ndryshimi i masës së sigurisë për Ardian Fullanin është bërë nga Apeli pa praninë e tij dhe pa praninë e avokatit mbrojtës Maksim Haxhia.

“Ish-guvernatori nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore. Masa e sigurisë është marrë pa praninë e Fullanit dhe avokatit. Ardian Fullani nuk i është shmangur hetimit. Fullani nuk ka pasur mundësi të komentojë dokumentet e Prokurorisë”, citohet në vendimin e Gjykatës së Apelit. Sipas këtij vendimi, Fullani mbronte interesat e shtetit.

Në seancën e sotme plenare Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi me 72 vota pro dhe 6 vota kundër Guvernatorin Ardian Fullani. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit