Transmetuar më 18-09-2014, 15:35

Ka dështuar seanca e pyetjes së Elivar Golemit në qelitë e burgut të sigurisë së lartë 313 në Tiranë.

Ish -Kryeinspektorja e Bankës së Shqipërisë nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të 2 oficerëve e policisë Lazar Tuni dhe Elidon Hysenaj.

Avokati mbrojtjës tha se shkak për këtë u bë fakti se përfaqësuesit e organit të akuzës nuk paraqitën prova, siç kishte kërkuar mbrojtja dhe erdhën me duar në xhepa.

Për Elivar Golemin, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për arrest me burg.

Gjatë seancës ajo tha se i kishte dorëzuar raportet periodike të kontrollit në parlament, çdo tre muaj, por prokurori i çështjes u shpreh se nuk kishte dijeni për këtë fakt.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit