
Durrës, 18 shtator 2014, NOA.al- Një vajzë e mitur nga Durrësi ka denoncuar në polici ish-bashkëjetuesin e saj. Nga ana e uniformave blu nisi procecedimi penal në gjendje të lirë për 21 vjeçarin E.Sh., me banim në Durrës.
Procedimi ndaj tij nisi bazuar në kallëzimin e bërë në polici nga një 15 vjeçare banore e qytetit të Durrësit, e cila deri para tre muajve ka bashkëjetuar me të riun i cili ka kryer marërdhënie seksuale me të, duke bërë që e mitura të ngelej shtatzënë.
Burime zyrtare nga policai i thanë Noa.al, se e mitura pjesë e komunitetit rom ishte fejuar me 21 vjeçarin pjesë e të njëjtit komunitet, disa kohë më parë dhe kishin nisur bashkëjetesën.
Në dëshminë e saj në polici, 15 vjeçarja ka thënë se gjatë bashkëjetesës rrihej vazhdimisht nga 21 vjeçari. Më tej kur i riu ka marrë vesh se e fejuara e tij kishte ngelur shtatzënë, i ka kërkuar që ta hiqte fëmijën, por përballë refuzimit të saj e ka dhunuar sërish dhe e ka kthyer te prindërit.
Për rrjedhojë në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”./k.k/a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





