Transmetuar më 18-09-2014, 14:20

Elbasan, 18 shtator 2014, NOA.al- Një grua nga Elbasani në gjendje të rëndë depresive i ka dhënë fund jetës.

Në fshatin Shirgjan të Elbasanit, para banesës së babait të saj është gjetur e vetëvarur në një pemë 49 vjeçarja Adelina Çela, me banim në fshatin Bathës të Elbasanit.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit i thanë Noa.al, se nga veprimet e kryera dhe nga marrja e deklarimeve familjareve të saj, rezulton se Çela kishte shfaqur shenja depresioni, pasi ishte në proces gjyqësor për divorc me bashkëshortin e saj.

Gruaja që nga momenti i ndarjes me bashkëshortin me të cilin ishte e martuar prej vitesh kishte shfaqur vazhdimisht shenja mërzie pasi nuk arrinte të pranonte fundin e martesës./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit