











Kirsty Thomas, një vajzë 25 vjeçare nga Britania e Madhe, tregoi se me vullnet të fortë mund të arrihet që të humbet një peshë e madhe trupore, për tu dukur në formë perfekte.
Vendimi e mori pak kohë para kurorëzimit të martesës së saj. Kirsty u dobësua 30 kilogramë vetëm e vetëm për të veshur fustanin e saj të ëndrrave.
“Kur pashë fustanin e kuptova se çfarë duhet të bëja, dhe e bleva më parë në mënyrë që të kisha një objektiv përballë sfisës sime. U dobësova disa masa para se fustani të më bënte dhe tashmë duket më bukur se kurrë”, shprehet 25 vjeçarja.
Ajo tregon se donte një album të martesës për të cilin të ndihej krenare. Në vijim tregon se fillimisht reduktoi konsumin e bukës dhe më tej zgjodhi ushqime më të shëndetshme.
Për rrjedhojë brenda nëntë muajsh ajo humbi rreth 30 kilogramë, në sajë të një regjimi të rreptë ushqimor dhe aktivitetit fizik./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





