Transmetuar më 18-09-2014, 12:26

Është një mister që zgjat qysh prej vitesh. Në Northamptonshire të Mbretërisë së Bashkuar është një pallat i shekullit të XIX të cilin askush nuk e ka dashur.

Quhet Overston House dhe ka 114 dhoma, në një sipërfaqe prej 20 mijë metra katrorë dhe është e rrethuar nga një park prej 50 hektarësh. Historia e tij është mes dashurisë dhe urrejtjes, mes braktisjes dhe gjallërimit.

I dëshiruar nga Lady Overstone, bashkëshortja e bankierit dhe politikanit të njohur britanik Samuel Jones-Loyd, i gjithë pallati u projektua sipas stilit viktorian, elizabetian dhe rilindas.

Por për fat të keq Lady Overstone nuk jetoi mjaftueshëm për ta parë veprën të përfunduar dhe i shoqi e urrente aq shumë shtëpinë, sa që nuk jetoi kurrë.

Kështu para se të vdiste, Lord Overstone ia la kështjellën në trashëgimi vajzës së tyre Lady Wantage, e cila e përdori vetëm periodikisht, në periudhë gjuetie.

Më tej kjo pronë kaloi dorë pas dore. Në vitin 1920, Overston House u transformua në një rezidencë për anëtarët e Partisë Konservatore. Pas nëntë vitesh u bë një kolegj për vajzat deri në vitin 1979, kur u ble nga Kisha Testamenti i Ri, me çmimin e 700 mijë sterlinave.

Në 16 prill të vitit 2001 një zjarr shkatërroi 60% të godinës, përfshi dhomat kryesore dhe shkallët. Por 13 vite më pas fotografi Mathew Growcoot ka fotografuar atë që ngelet nga ndërtesa e cila nuk u desh kurrë.

“Mund ta kuptoj se pse pronarët e përbuzin. Kulla kryesore është e ngushtë, dhe dhomat e ngelura janë shumë të mëdha”, thotë Growcoot.

Aktuialisht Overstone House ka dalë në shitje për një milionë sterlina dhe është ende në kërkim të një pronari./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit