
Tiranë, 18 shtator 2014, NOA.al- Interpol Tirana ka ekstraduar nga Londra të shumëkërkuarin Andi Bardhoshi, i dënuar me 18 vjet burg për vrasje.
Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, mbrëmjen e djeshme, u bë ekstradimi nga Londra, drejt vendit tonë i 39 vjeçarit Andi Bardhoshi, nga Durrësi.
I ekstraduari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2000 e ka dënuar me 18 vjet burg në mungesë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.
Ngjarja për të cilën Bardhoshi është deklaruar fajtor nga organet e drejtësisë ka ndodhur më 14 shtator të vitit 1997, ku 39 vjeçari në bashkëpunim me Helidon Becka, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Alfred H., duke e vrarë atë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Londrën, në 3 maj të vitit 2012, Badhoshi u arrestua në qytetin e Londrës në Britani e Madhe, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





