
Lucca, 18 shtator 2014, NOA.al- Nën akuzën për trafik droge, efektivët e policisë së Lucca dhe Chieti në Itali, shkatërruan një organizatë kriminale.
Në pranga përfunduan 32 persona, të cilët u prangosën në provincat e Chieti, Ascoli Piceno, Macerata, Bari, Ancona, Lucca dhe Genova.
Banda që merrej me trrafikun e drogës mësohet se drejtohej nga shqiptarë, të cilët prej vitesh jetonin dhe zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal në Itali.
Shtatë prej të ndaluarve akuzohen edhe për krim të organizuar në nivel ndërkombëtar. Ndërkohë gjatë operacionit të policisë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua rreth 30 kilogramë lëndë narkotike.
Aktualisht vijojnë hetimet për zbulimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal si dhe për zbardhjen e plotë të aktivitetit të të ndaluarve./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





