Transmetuar më 18-09-2014, 08:29

Të shmangur si ushqimet më të këqija për peshoren, djathrat me yndyrë janë ndër më të rëndësishmet në betejën kundër diabetit të tipit 2.

Kush i konsumon rregullisht redukton me 23% mundësinë për tu prekur nga diabeti, krahasuar me ata persona që nuk i konsumojnë.

Studiuesit suedezë të Lund University Diabetes Center në Malmo, arritën në këtë përfundim pasi mbajtën në vëzhgim 27 mijë persona, me moshë nga 45 deri në 74 vjeçare.

Shkencëtarët zbuluan më specifikisht se rritja e konsumit të qumështit dhe panës, redukton me 15% rrezikun për tu prekur nga diabeti i tipit 2.

Ndërkohë konsumi i djathit me yndyrë dhe i kosit rrit me 23% shanset për të mos u zhvilluar patologjia e diabetit të tipit 2./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit