Transmetuar më 17-09-2014, 18:35

Tiranë, 17 shtator 2014, NOA.al – Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha takoi sot Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit në Komisionin Evropian. Jean Eric Paquet, të cilit i bëri të ditur se vendi ynë nuk do të ndalë reformat për të avancuar sa më parë në Bashkimin Europian.

“Mbështetja e Komisionit ka qenë dhe mbetet e një rëndësie të veçantë për ne në çdo hap që Shqipëria ka hedhur gjatë procesit të integrimit. Marrja e statusit të vendit kandidat na shton vendosmërinë për të vazhduar më tej këtë proces”, tha Ministrja Gjosha.

Paquet, vlerësoi progresin e bërë, por theksoi së marrja e statusit të vendit kandidat, ashtu sikurse ishte një arritje e madhe e ngarkon Shqipërinë me një përgjegjësi edhe

më të lartë, për të dëshmuar se vendimi pozitiv u mor në momentin e duhur.

“Shqipëria duhet të bashkojë të gjitha forcat për të çuar përpara procesin e integrimit. Gjithpërfshirja është e domosdoshme. Vendi ka bërë progres, por përpjekjet duhet të vazhdojnë në të gjitha fushat”, tha Paquet gjatë takimit.

Pesë prioritetet e lëna nga Komisioni Evropian, ishin pjesë e diskutimeve gjatë takimit, ku theksi u vu sidomos tek reforma në drejtësi e konsideruar thelbësore për të ardhmen e vendit.

Ministrja e informoi Paquet edhe për Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian. Ajo e vuri në dijeni për vendimin e marrë nga Komisioni i Integrimit Evropian, për të shtyrë ngritjen e këtij Këshilli deri në një moment të dytë, me argumentin se opozita duhet të jetë patjetër pjesë e këtij Këshilli i cili në themel të funksionimit të tij ka gjithpërfshirjen. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit