Transmetuar më 17-09-2014, 17:25

Athinë/Greqi. 17 shtator 2014, NOA.al – Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare folësi i parë i lajmeve në Televizionin Shqiptar, Kiço Fotjadhi.
Ai ka marrë frymë për herë të fundit në banesën e tij në Tiranë. Mësohet se Fotjadhi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Ai mbante titullin “Naim Frashëri i artë”. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta është konfirmuar nga të afërm e familjarë të spikerit 74 vjeçar. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





