Transmetuar më 17-09-2014, 15:26

Filipo Inzaghi bëri një start fantastik për sezonin e ri te Milani, dhe për këtë nuk ka askush dyshime, por nga ana tjetër, zyrtarët e shoqërisë kuqezi vazhdojnë të punojnë për të zgjidhur përfundimisht çështjen “Seedorf”, pasi holandezi dhe klubi italian janë ende larg në qëndrime pas shkarkimit.

Në 9 qershor ish mesfushorit iu komunikua zyrtarisht largimi nga stoli, dhe që nga ajo ditë janë bërë shumë pak hapa përpara për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, citon Supersport.

Milani duhet t’i paguajë rregullisht të gjitha paratë e parashikuara në kontratë deri në vitin 2016 me 2.5 milionë Euro në Sezon, çka do të thotë se shoqëria ka detyrime që shkojnë deri në vlerën e 5 milionëve, dhe Seedorf nuk ka ndërmend të heqë dorë nga asnjë qindarkë.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, çështja mund të shkojë në gjykatë edhe pse të dyja palët dëshirojnë që t’i evitojnë togat e zeza.

Zgjidhja më e mundshme është që Seedorf të gjejë një pankinë të re që t’i ofrojë një shumë të përafërt me atë që Milani i ka fiksuar në , por ky mund të rezultojë një mision i pamundur, pasi 2.5 milionë Euro në sezon është një luks që pak shoqëri mund t’ia lejojnë vetes.

38-vjeçari i dha fund karrierës si futbollist disa muaj më parë duke u larguar nga Botafogo për të marrë drejtimin e Milanit, por dështimi i objektivit për kualifikim në Europë, bëri që drejtuesit e shoqërisë kuqezi ta zëvendësonin me ish sulmuesin Filipo Inzaghi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit