Transmetuar më 17-09-2014, 14:25






Fakti që lopët në Indi cilësohen si kafshë të shenjta është i njohur. Por prania e një syri të tretë në ballin e një viçi në indi, e ka bërë këtë të fundit hyjnor.
Viçi i vogël ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët janë paraqitur pranë fermës ku kafsha ka lindur, për ta parë.
Qindra besimtarë duan ta shikojnë dhe ta prekin, njëlloj si të ishte një hyjni. Janë të shumtë edhe fëmijët që duan të prekin kokën e kafshës, me bindjen se do iu sjellë begati.
Pronari e tregoi me krenari viçin e tij, duke u shpreher se “Është një rimishërim i Shivës. Bëhet fjalë për një mrekulli”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





