Transmetuar më 17-09-2014, 08:11

Tiranë, 17 shtator 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë, 17  shtator 2014.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Lista zyrtare/ Universitetet, fitiesit e rinj për çdo degë”.

Tituj të tjerë janë; “Gjoba me foto intime ndaj biznesmenëve, arrestohet ish gardisti dhe e dashura e tij”.

“Berisha: Arrestimi i Fullanit me urdhër të Ramës, Llalla nuk ishte”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Rrezikohen 14 mijë ndërtime. Bllokohet përkohësisht procesi i legalizimit për Kamëz, Tiranë e Paskuqan”.

“Studentët e rinj, shpallen fituesit e fazës së parë”.

“Gardiania e burgut të Vaqaarrit shantazh me video seksi biznesmenëve”.

“Ekipi Tirana drejt privatizimit, Bashkia jep 66% të aksioneve”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Mbyllet kontrolli në SHISH. Zbulohet raporti i Kuvendit për Visho Ajazin”.

Tituj të tjerë janë; “Berisha: Nuk do ti bojkotojmë zgjedhjet, Izet Haxhia është vrasës”.

“Ja 14 mijë objektet që nuk do të legalizohen në Tiranë”.

“Kurthi i gardianes seksi; biznesmenë e zyrtarë nën shantazh për mijëra euro”.

Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Vrasja e Azemit, Berisha: Dyshoj te Gjinushi e Klosi”.

Tituj të tjerë janë; “Bernd Fischer: Fullani përgjegjes, duhet të ballafaqohet me pasojat”.

“Lista me 19 mijë fituesit në Universitete, 6 ditë afat për regjistrimin”.

“Gardiania dhe ish-fgardisti, si i zhvasnin bizmnesmenët”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor,“ Tani, arrestime të politikanëve!”.

Tituj të tjerë janë; “14 mijë ndërtime pa leje nuk do të legalizohen, zonat që penalizohen”.

“Çështja “Fullani”, Rama: Nuk jam as gjykatës dhe as prokuror”.

“Universitetet, lista e fituesve të fazës së parë”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit