
– Aplikimi i vajit të arrës së kokosit në fytyrat me rrudha është konsideruar nga shumë femra si një nga trajtimet më të mira në kushtet e shtëpisë dhe si një nga trajtimet me më pak shpenzime. Këshillohet ta aplikoni vetëm para gjumit.
– Merrni një kokërr rrushi, ndajeni në gjysmë dhe fërkoni lëkurën e fytyrës suaj. Lëreni për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
– Një tjetër recetë shtëpie është aplikimi i lëngut të ananasit me të mollës në fytyrë çdo ditë për 10 deri në 15 minuta. Kjo maskë ndihmon shumë për reduktimin e rrudhave.
– Gjithashtu aplikimi i lëngut të limonit disa herë gjatë ditës është shumë efektiv në mënjanimin e rrudhave.
– Për reduktimin e rrudhave këshillohet 1 lugë gjelle xhenxhefil me mjaltë, do t’i japë lëkurës një pamje të shëndetshme dhe me shkëlqim.
– Gjithashtu dhe vaji i bajameve është shumë efikas anti-rrudhave.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





